Vajza shqiptare përplaset nga motori në Itali, drejtuesi zbret dhe i rrëmben çantën

Një 28 vjeçare shqiptare është përplasurnga një motor gjatë mbrëmjes së djeshme në Itali.

 

Sipas medieve italiane, e reja shqiptare përveçse është përplasur, më pas është grabitur nga drejtuesi i motorit. Ngjarja ka ndodhur rreth rreth orës 16:30, në Porta Nuova të Milanos.

 

28-vjeçarja po lëvizte me biçikletë kur u godit nga motori, që e rrëzoi përtokë. Në atë moment, drejtuesi zbriti, iu afrua dhe i mori çantën ku ajo mbante dy telefonë dhe portofolin, e më pas u largua menjëherë nga vendngjarja.

 

Fatmirësisht e reja mësohet se nuk pësoi dëmtime serioze dhe ishte ajo që i tregoi gjithë ngjarjen karabinierëve.

 

Ata kanë sekuestruar edhe kamerat në zonë me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...