Tragjedia e 21 janarit! “Vrasjet janë bërë me urdhër”/ Artan Hoxha deklaratë “BOMBË”: Lulzim Basha kishte akses në…

Shënohen plot 12 vite nga protesta e përgjakshme e 21 Janarit të 2011-tës, ku mbetën të vrarë 4 protestues. Drejtësia akoma nuk është vendosur, dhe familjarët e viktimave kanë kërkuar që çështja të kalojë në SPAK.

 

Gazetari Artan Hoxha ka sjellë detajë ekskluzive të tragjedisë për “Zona Zero” me gazetarin Thimi Samarxhiu.

 

Ai u shpreh se personat që vranë atë ditë, vazhdojnë të jenë të pandëshkuar dhe të jenë në politikë.

 

“Shteti bëri tentative për të fshehur vrasjet. Serverat u fshinë, regjistrimet audio u fshinë, audiot e komunikimeve të policisë u fshinë…”, u shpreh Hoxha.

 

“Oficerët kanë qëlluar me urdhër, komandanti i Gardës Ndrea Prendi dhe Agim Lluko.

 

Audio që kam siguruar pas 12 vitesh, vërteton se vrasjet janë kryer me urdhër.

 

Komunikimi është bërë nga një kanal i veçantë radiojeje, ku aty nuk komunikonin e gjithë garda, por vetëm një pjesë, ku më vonë u quajt edhe “grupi i zjarrit”.

 

Në atë kanal radioje, ka qenë dhe drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, dhe ministri i Brendshëm i asaj kohe Lulzim Basha”, ka thënë Artan Hoxha për Zona Zero.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...