Tragjedia e 21 janarit! “Vrasjet janë bërë me urdhër”/ Artan Hoxha deklaratë “BOMBË”: Lulzim Basha kishte akses në…

Shënohen plot 12 vite nga protesta e përgjakshme e 21 Janarit të 2011-tës, ku mbetën të vrarë 4 protestues. Drejtësia akoma nuk është vendosur, dhe familjarët e viktimave kanë kërkuar që çështja të kalojë në SPAK.

 

Gazetari Artan Hoxha ka sjellë detajë ekskluzive të tragjedisë për “Zona Zero” me gazetarin Thimi Samarxhiu.

 

Ai u shpreh se personat që vranë atë ditë, vazhdojnë të jenë të pandëshkuar dhe të jenë në politikë.

 

“Shteti bëri tentative për të fshehur vrasjet. Serverat u fshinë, regjistrimet audio u fshinë, audiot e komunikimeve të policisë u fshinë…”, u shpreh Hoxha.

 

“Oficerët kanë qëlluar me urdhër, komandanti i Gardës Ndrea Prendi dhe Agim Lluko.

 

Audio që kam siguruar pas 12 vitesh, vërteton se vrasjet janë kryer me urdhër.

 

Komunikimi është bërë nga një kanal i veçantë radiojeje, ku aty nuk komunikonin e gjithë garda, por vetëm një pjesë, ku më vonë u quajt edhe “grupi i zjarrit”.

 

Në atë kanal radioje, ka qenë dhe drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, dhe ministri i Brendshëm i asaj kohe Lulzim Basha”, ka thënë Artan Hoxha për Zona Zero.

Publiku kap “mat” produksionin e “BBVA”, ja çfarë shkruhej në zarfin e Dea Mishel

Pas lojës të inteligjencës, të cilën e fitoi Dea Mishel, ajo kishte një zarf të kuq, ku duhet të nxirrte në nominim tre banorë....

Çfarë ndodhi mes çiftit? Kiara lë puthjen në mes dhe i kthehet “keq” Luizit: Ta tregoj unë jashtë ty…

Një bisedë intime ka diskutuar mbrëmjen e djeshme në shtrat Kiara dhe Luizi. Teksa ishte duke e puthur Luizi, Kiara e shtyn dhe aty...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME