“Kur do të vijë ajo kohë që ti…” Çfarë i kërkoi Luizi Kiarës?

Marrëdhënia, nëse mund të quhet e tillë e Luiz Ejllit dhe Kiara Titos është më e përfolura brenda shtëpisë së “BBV”. Këngëtari që ditën e parë të hyrjes së tij në shtëpi ka shprehur pëlqimin për moderatoren.

 

Kjo e fundit një kohë “as që e shikonte” Luizin, ndonëse ditët e fundit ka filluar të jetë më e afërt me të.

Aq sa kemi parë edhe momente të bukura, puthje, përqafime dhe surpriza mes tyre. Disa orë përpara “Prime-it” të sotëm, Luizi ka qenë duke biseduar me Kiarën teksa e ka pyetur: “Kur do të vijë ajo kohë që ti të më thuash, Luiz hajde të ta them diçka në vesh. ”

Nga ana tjetër Kiara i është përgjigjur duke i thënë sa më larg të jetë e mundur për të mirën e atij.

 

përgjigje e moderatores ka habitur jo vetëm artistin, por edhe ne.
Më herët gjatë ditës së sotme Kiara dhe Luizi kanë pasur sërish një përplasje, ku ka qenë përsëri moderatorja ajo që është revoltuar ndaj këngëtarit.

 

Sipas Kiarës, Luizi është “njeri mbytës” që nuk i lë hapësirë për veten e saj, apo i përfshihet në debatet që ajo bën me të tjerët.

Kiara i largoi dorën Luizit, në sy të banorëve të tjerë dhe me sa duket këtu nisi gjithçka. Më pas moderatorja tha se është e nervozuar, dhe i kërkoi Luizit ta lërë rehat. Gjithashtu Kiara e quajti Luizin “kalama”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME