“Gjobë ose të ndaloj hyrjen në Kosovë”, polici kërcënon qytetarin

“Stop” ishte në Prishtinë për të folur për një aksident të datës 6 Tetor 2022 ku është gjobitur shoferi i trajlerit Skënder Durma padrejtësisht nga Policia e Kosovës dhe polici me emrin Mehmet.

 

Në 1 Nëntor 2022, teksa ishte duke shkarkuar është lajmëruar nga drejtori i biznesit, që të mos largohet dhe është mbajtur, derisa është lajmëruar polici.

 

Durma është gjobitur dhe më pas janë parë pamjet filmike, ku qytetari e ka konsideruar të padrejtë, masën ndaj tij.

 

“Vjen drejtori i thashë çfarë problemi ka. Nuk e di tha nuk është ndonjë problem i madh, por ti ke shkaktuar një aksident para ca ditësh, një muaji këtu në rrethrrotullim. Drejtori vetëm kaq më ka thënë, që ka ardhur një qytetar që më është ankuar. Kaq ishte. Në moment i thashë thirr policinë. Ai thirri personalisht këtë policin, Mehmetin. Më tha ku është shoferi. Më tha që ti ke bërë një aksident, kam pamjet filmike në telefon, por nuk mund t’i hap këtu. Pamë pamjet filmike dhe thashë që kjo është e padrejtë, që ka hyrë ky personi, kjo vetura… Jam shumë në rregull, ka hyrë në krahun e kundërt”.

 

Por, siç dëshmon Skënderi, ai është shantazhuar nga polici se mund ta deportonte dhe t’i ndalonte hyrjen në Kosovë. Në këtë mënyrë, Skënderi ka pranuar gjobën prej 140 Eurosh.

 

“Në fillim tha të deportoj nga këtu dhe të lejoj të futesh në Kosovë. Thashë ti bëj çfarë të duash, unë po pranoj atë që ti thua dhe unë isha i detyruar të paguaj gjobën”, u shpreh denoncuesi,

 

“Stop” shkoi në vendin e ngjarjes dhe Skënder Durma shpjegoi se çfarë ka ndodhur duke iu referuar pamjeve filmike, që ka parë në rajonin e policisë.

 

Në krahun e djathtë është futur një makinë, pasi ka lëvizur nga vendqëndrimi dhe ky automjet ka prekur pasqyrën në gomën e fundit të trajlerit.

 

Gazetari bëri provën me trajlerin dhe automjetin e “Stop” për të demonstruar se çfarë ka ndodhur. Eksperti automobilistik Fatmir Hasho, e konsideron të padrejtë gjobën dhe penalizimin e shoferit Skënder Durma.

 

“Rregulloret janë njëlloj në të gjithë Europën, ku edhe Shqipëria edhe Kosova i kanë të njëjta. Trajleri e ka filluar manovrën e kthimit majtas. Pasqyra e mjetit është goditur në gomën e fundit të trajlerit. Këtu jemi në një rast që trajleri është i paravendosur. Siç ma treguat ju, duke pasur parasysh edhe gjatësinë e trajlerit që të paktën është 12 metra, përgjegjësia e drejtuesit të mjetit, mua më duket e pavend në këtë rast. Është bërë një gjobitje e padrejtë”, u shpreh eksperti./tvklan.al

Top Channel demaskon Amosin, bëri pyetjen anonime më të turpshme ndaj Oltës

Një nga rubrikat më të përmendura të kësaj jave në Big Brother VIP ishte ajo e pyetjeve anonime brenda shtëpisë. Secili banor ka shkruar...

Ky eshte bashkeshorti i Diola Dostit mjeku i i njohur Kosovar. Foto

Diola Dosti është nutricionistja e njohur shqiptare, që u bë pjesë e “BBVA”. Ajo, ishte e martuar me gjinekologun Dardan Baftiu, me të cilin ka...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME