Genta Gjalpi: Jetoj në fshat e pastroj mbetjet e pulave. Shoqëria në Tiranë më do kur i sjell vezë

Në emisionin “Rudina”, një ndër të ftuarit e panelit për të folur për jetesën e fshatit dhe qytetit, ka qenë edhe blogeria e njohur Genta Gjalpi e cila jeton në një fshat të Devollit. Ajo tregon se e ka jetën mes Tiranës dhe fshatit të saj.

 

Në Tiranë vjen kur ka punë, për të jetuar jeton në fshat së bashku me gjyshin e gjyshen. Ajo kujdeset për ta sepse janë të moshuar dhe prindërit e Gentës jetojnë në Greqi. Genta tregon se kur shkon në fshat, e stakon trurin dhe merret me të gjitha punët që ka fshati, madje dhe të pastrojë mbetjet e pulave.

 

Genta Gjalpi: Mua më duhet të udhëtoj me makinë 3 orë e gjysmë për të shkuar në shtëpinë time.

Rudina Magjistari: Domethënë nga Tirana.

 

Genta Gjalpi: Po nga Tirana. Për të shkuar në Devoll duhet të udhëtoj 3 orë e gjysmë me makinë. Por unë e ndaj mendjen, kur shkoj në fshat unë aty do bëj punët e shtëpisë dhe jam gjithë ditës duke fshirë ato të pulave, duke u kujdesur për çdo lloj gjëje që është fshati bazik.

 

Rudina Magjistari: A ke kafshë në shtëpi?

Genta Gjalpi: Kam pula, edhe shoqëria ime këtu në Tiranë më do shumë, vetëm kur i sjell vezët, më porosisin.

Petri Bozo: Qenkan interesaxhinj.

 

Rudina Magjistari: Po përveç pulave, ke lopë, dele?

Genta Gjalpi: Jo sepse familja ime nuk jeton në Shqipëri, jeton vetëm gjyshi me gjyshen dhe janë shumë të vjetër për t’u kujdesur.

Rudina Magjistari: Duan shërbim.

 

Genta Gjalp: Po duan shërbim, janë si pjesëtarë familje.

Rudina Magjistari: Po keni pasur ndonjëherë në shtëpi?

 

Genta Gjalpi: Po, por mbaj mend që kam qenë shumë e vogël, pastaj familja ime emigroi dhe nuk kujdeseshin dot. Në atë kohë të hiqje kafshët shtëpiake ishte luks, ndërsa tani të gjithë njerëzit që jetojnë në fshat edhe pse në fshatin tim e fshatrat përreth, kanë ngelur shumë pak njerëz se rini ka zero. Ka ngelur mosha e tretë dhe shumë pak mosha e prindërve të mi.

 

Fshati nuk të krijon asnjë mundësi pune apo të ardhurash. Ne nuk na shiten mollët, meqë na bie rasti, ne mezi shesim mollët, mezi shesim qepët dhe është shumë e vështirë të jetosh aty, pavarësisht se ka këto bonuset e tjera. Fshati i vërtetë shqiptar ka nevojë shumë për njerëz dhe për investim. Nuk janë ato 5 fshatra që shkon e gjithë Tirana apo qytetet kryesore që gjejnë relaksin, nuk është ai fshati i vërtetë. /tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME