Banori shumë i përfolur largohet përfundimisht nga Big Brother VIP

Banori i “Big Brother Vip Kosova”, Gjon Karrica i njohur për publikun si “Lugati” la shtëpinë, pasi pësoi një sulm të rëndë epileptik.

 

Gjatë Prime-it të kësaj mbrëmjeje, Alaudin Hamiti lajmëroi se gjendja e tij është e mirë, por rrugëtimi i tij përfundon këtu sipas rregullave të “Big Brother”.

 

Banorët u shfaqën shumë të mërzitur, madje edhe të përlotur, teksa i dhanë mesazhe mbështetëse.

 

Gjoni u transferuar nga produksioni në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Me t’u dërguar atje, gjendja e tij është përmirësuar dhe ai është përmendur pas disa orësh. Sipas burimeve nga mediat e Kosoves, këngëtari pas përmendjes është transferuar në repartin intensiv. Për gjendjen e tij, vëllai i madh i ka njoftuar edhe banorët përmes një zarfi të dërguar brenda në shtëpi më herët.

 

“Banorë pas situatës së mëngjesit të sotëm, Lugati është dërguar në shërbimin e urgjencës në QKUK, ku ka marrë ndihmën e specializuar dhe aktualisht gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar. Gjoni ju falënderon për përkujdesjen që keni treguar ndaj tij dhe momentalisht sipas sugjerimeve të mjekëve duhet të kalojë pak kohë në spital, deri sa ta marrë veten plotësisht. Ju do vëllai i madh”, ka qenë njoftimi që iu është dërguar banorëve.

Tjetër ofertë e çmendur për Luizin: Ja sa qindra mijëra euro do fitonte ai nëse vendos të dalë sot nga BBV…

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër...

Horoskopi 1 shkurt 2023, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju në këtë fillim muaji

Dashi   Forconi veten psikologjikisht për të pohuar dëshirat tuaja. Hëna nga shenja e komunikimit të Binjakëve sot sjell komunikime të mrekullueshme që ju bëjnë vigjilentë....

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME