21 gjërat që nuk dinit për prezantuesen e njohur shqiptare: Nga konsumi i mishit deri tek abuzimi me ushqimin

Në emisionin “Jo Vetëm Modë” në Tv Klan, ka qenë e ftuar moderatorja e njohur e Tv Klan, Katerina Trungu, të cilën e shohim çdo ditë me emisionin e saj “Shije Shtëpie”.

 

Ajo ka treguar se çfarë sendesh mban në çantën e saj, duke bërë edhe një shpjegim për rëndësinë e tyre dhe i është përgjigjur 21 pyetjeve që iu drejtuar. Përmes këtyre pyetjeve, ajo ka treguar më shumë për veten e saj. Disa nga pyetjet që iu drejtuan dhe përgjigjet e saj i shihni më poshtë:

 

Çantë dore apo çantë shpine?

Katerina Trungu: Çantë dore sepse çanta e shpinës është shumë kufizuese, më duket sikur është vetëm për atlete.

 

Mëngjes apo darkë?

Katerina Trungu: Darkë, mëngjesin e kam aq të shpejtë, aq sa ndonjëherë e lë mënjanë.

Atlete apo taka?

Katerina Trungu: Takat më japin shumë vetëbesim.

Yndyrë e plotë apo dietike?

 

Katerina Trungu: Varet nga sezoni, kështu që nëse do dua ta shkel, sepse kështu funksionon tek unë, ka momente që unë dua të abuzoj me ushqimin, nuk pyes fare për kaloritë.

Fund apo pantallona?

Katerina Trungu: Gjithmonë pantallona.

Xhins apo lëkurë?

 

Katerina Trungu: Lëkura është më shik.

Çimçakëz apo mente?

Katerina Trungu: Unë jam e fiksuar me çimçakëz, gjithmonë kanë qenë në çantë, xhupin, makinën, kudo.

 

Flokë të drejtë apo me onde?

Katerina Trungu: Flokët e mia janë të drejta, kështu do të qëndroj me to sepse jam më rehat.

Sytë apo buzët?

Katerina Trungu: Sytë, ato flasin shumë.

Mace apo qen?

 

Katerina Trungu: Mace, gjithmonë kam pasur mace, i merrja në rrugë, i çoja në shtëpi, i priste mami.

Cash apo card?

Katerina Trungu: Unë përdor kartën edhe pse nuk është gjëja më e mirë sepse nuk kuptoj asnjëherë sa kam, sa më mbeten.

Dimër apo verë?

 

Katerina Trungu: Gjithmonë verë sepse unë jam gocë Korriku.

Ëmbëlsirat apo të kripurat?

Katerina Trungu: Ëmbëlsirat janë gjëja më shumë gjëja që… Më shkon mendja më shpesh, për të ëmblat, kështu që shkoj tek ëmbëlsirat.

Mish apo peshk?

Katerina Trungu: Mish, është bërë batutë edhe në emision sepse unë po pashë mish, çfarëdo lloj orari të jetë, jam gati ta konsumoj. /tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME