Zbulohet mjeku mostër, shkaktoi vdekjen e 5 pacientëve duke…

Një rast i ri i një mjeku mashtrues ka dalë në dritë duke shokuar opinionin në Greqi.

 

Sipas informacioneve, bëhet fjalë për një fizioterapist, i cili është paraqitur si neurolog dhe dyshohet se ka mashtruar 15 persona nga vende të ndryshme, duke shkaktuar vdekjen e 5 prej tyre.

 

Hetimi ka nisur në dhjetor 2020, kur vëllai i pacientit nga Selaniku ka denoncuar mjekun fals 65-vjeçar tek efektivët e Drejtorisë së Krimit të Organizuar.

 

Pacienti vuante nga skleroza e shumëfishtë dhe mjeku i rremë, i cili pretendonte se ishte neurolog, i kishte sugjeruar terapinë me qeliza staminale. Shëndeti i pacientit u përkeqësua dhe më në fund ai vdiq disa muaj më vonë.

 

Në dhjetor të po atij viti, vëllai i pacientit denoncoi. Rezultoi se mjeku kishte marrë 135.000 euro, për t’i aplikuar mjekimin një vajze të re që vuante nga skleroza e shumëfishtë. Në total, gjithsej mjeku fals thuhet se ka mashtruar 15 persona dhe ndaj tij është ngritur padia e mashtrimit dhe vrasjes me dashje.

 

Kjo pasi për çdo injeksion me qeliza staminale ai merrte nga 10.000 deri në 25.000 euro, ndërsa fitimet nga mashtrimi i njerëzve në nevojë llogariten në 1 milion euro.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...