Pamje që të këpusin shpirtin, dy zyrtarët e komunës futen në mes të ujit dhe shpëtojnë nga mbýtja dy të moshuar

Reshjet e shiut në Kosovë kanë shkaktuar vërshime nëpër shumë qytete e fshatra. Njëjtë ndodhi edhe në Skenderaj, atje ku duket që të jetë situatë mjaft e rënduar. Nacionale ka siguruar pamje ekskluzive ku dy të moshuar rreth 60-vjeç, janë shpëtuar dhe janë nxjerrë nga uji nga zyrtarë komunalë, derisa fatkeqësisht, kishin qëndruar në ujë për disa orë.

 

Ekipet e emergjencës janë mobilizuar për t’u dalë në ndihmë qytetarëve që janë prekur nga vërshimet nëpër shumë pjesë të vendit. Por në Skenderaj, nuk u prit për ekipe. Zyrtarët komunalë, siç shihet në disa pamje ekskluzive që i ka siguruar gazeta Nacionale, u kanë dalë në ndihmë dy personave të moshës rreth 60 vjeçare.

 

Derisa po qëndronin me kryetarin e komunës, Fadil Nura në terren, Nacionale ka mësuar se zëdhënësi i komunës së Skenderajt, Amir Lushtaku, bashkë me drejtorin Alban Berisha kanë nxjerrë çiftin nga uji, ku po qëndronin për disa orë. Krejt këtë moment të jashtëzakonshëm, e ka xhiruar fotografi Brahim Nura dhe mund ta ndiqni në pamjet më poshtë.

 

“Ndër momentet më të lumtura të jetës” – ka thënë zëdhënësi Lushtaku për Nacionalen.Si pasojë e situatës me vërshimet, kryetari i komunës Fadil Nura, ka konfirmuar se kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

 

“Si rrjedhojë e reshjeve të panderprera, nga e cila gjendje është rënduar situata në përgjithësi, si dhe në bazë të kompetencave dhe autorizimeve, kam marrë vendim që të shpallim gjendje të jashtëzakonshme në gjithë territorin e komunës sonë.” – tha ai më herët në një shkrim në Facebook. /Nacionale

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME