Nëna i tregon të bijës lidhjen jashtëmartesore, ajo i merr të dashurin dhe e kërcënon: Po provove të na ndash…

Dhurata, korrespondentja e Durrësit e programit “Aldo Morning Show” në Tv Klan, habiti moderatorin me një histori në kuadrin e të pabesueshmes. Nëna i ka rrëfyer vajzës së saj 22-vjeçare për lidhjen jashtëmartesore dhe më pas e ka prezantuar me burrin që takohet fshehurazi bashkëshortit.

 

Vajza është lidhur me këtë burrë dhe tani e kërcënon nënën se nëse ajo tenton t’i ndajë, atëherë ajo do t’i tregojë të atit për tradhtinë ndaj tij. Nënë e bijë nuk flasin më me njëra-tjetrën prej kësaj ngjarjeje të pazakontë.

 

Dhurata: Kemi një lajm shumë të rëndësishëm, është për të ardhur vërtet keq pasi nëna i tregon vajzës për të dashurin që ka, ndërkohë që ka edhe burrin. Tani, pas 2 muaj kohëzgjatje që ajo i ka treguar, pasi kanë dalë edhe nja dy herë të tre, tashmë ky zotëria ka të dashur vajzën e zonjës dhe është larguar nga zonja. Kjo gjë u zbulua pasi vajza ia ka treguar vetë të ëmës.

 

Aldo: Një minutë, kjo është reale apo… Dhurata: Është reale Aldo, mos të flasim a janë reale se seriozisht, unë i kam të gjitha reale.

 

Aldo: Duket e pabesueshme mi zemra, duken çudira kështu… Dhurata: Çudira, por ja që është e vërtetë dhe këtë e di shumë mirë sepse kam njerëz të brendshëm te ky çift.

 

Dhurata: Po, tashmë zonja nuk flet as me të bijën, as me atë, jo e jo normalisht, por po e kalon shumë keq. Aldo: Të bijën kush ia prezantoi këtij?

 

Dhurata: Kjo. Kanë dalë o Aldo, kanë ngrënë dreka e darka të tre, mirëpo vajza tani e kërcënon të ëmën, i thotë që unë do t’i them babit për lidhjen që ke ti, kështu që mos tento të na prishësh lidhjen ne dhe është tamam telenovelë. Sipas informacionit nga Dhurata,nëna dhe ish-i dashuri i saj janë thuajse në të njëjtën moshë, rreth 50-55 vjeç.

Plot surpriza ju presin! Horoskopi për muajin shkurt, 2023

Dashi   Në këtë muaj, jeta juaj do pësojë goxha ndryshime. Lëreni pas të shkuarën dhe mendoni vetëm për të ardhmen. Nëse jeni në një lidhje...

Top Channel demaskon Amosin, bëri pyetjen anonime më të turpshme ndaj Oltës

Një nga rubrikat më të përmendura të kësaj jave në Big Brother VIP ishte ajo e pyetjeve anonime brenda shtëpisë. Secili banor ka shkruar...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Ky eshte bashkeshorti i Diola Dostit mjeku i i njohur Kosovar. Foto

Diola Dosti është nutricionistja e njohur shqiptare, që u...

I biri flirton me nënën e tre vajzave në BBV2? Alket Islami “vë duart në kokë”!

Një tjetër pikë diskutimi sot në “Ftesë në 5”...