Mik me Edi Ramën? Meta: Nuk besoja që do vinte kjo ditë, Nanos s’i kemi bërë kurrë komplot

Ndonëse ka ardhur i zhveshur nga kostumi, kryetari i Partisë Ilir Meta nuk i ka “shpëtuar” politikës.

 

Në një intervistë për “Vizion Plus”, Meta është pyetur lidhur me marrëdhëniet me kryeministrin Edi Rama dhe nëse ata kanë qenë ndonjëherë miq apo jo.

 

 

Meta u shpreh se e ka mbështetur kryeministrin Rama në mënyrë të jashtëzakonshme dhe nuk ka dashur të besojë që një ditë të tillë ai të kthehej në një kërcënim për demokracinë.

 

“E kam mbështetur në mënyr të jashtëzakonshme dhe nuk kam dashur të besoj që do arrinim në një ditë të tillë që ai të kthehet në një kërcënim për demokracinë, për të drejtat e njeriut dhe për interesat kombëtare. Megjithatë, kjo ka qenë një zgjidhje e tij”, tha Meta.

 

I ndalur lidhur me akuzat që më herët Fatos Nano ka bërë kundrejt tij dhe Ramës së mes këtyre të fundit ka pasur një komplot, Meta theksoi se një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

 

 

“Se di, se nuk e mbaj mend se çfarë ka thënë Nano. Nuk ka patur asnjëherë asnjë komplot ndaj Nanos. Nano ishte një udheheqës që donte të udhëhiqte përmes përçarjes dhe kjo ishte një e metë e tij. Nuk mund të themi që Nano ishte një politikan pa një vizion të përgjithshëm dhe gjithmonë humbiste mundësitë që u jepeshin pa u lodhur nga socialistët e ndershëm dhe idealistë për të bërë dicka më të mirë”, tha Meta.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...