Me 216 km/h në autostradë, Rrugorja e Tiranës arreston shoferin 18 vjeçar, ‘habitet’ kur shikon se ai ishte … (Video)

Një 18 vjeçar është arrestuar nga Policia Rrugore e Tiranës, pasi është kapur me radar duke lëvizur në autostradën për në Elbasan me një shpejtësi prej 216 km/h dhe pa patentë.

 

Ndërkohë, kufiri i lejuar i shpejtësisë në këtë aks është 98 km/h.

 

“Shërbimet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, nisur nga analiza e kryer për rrugët më me risk, si dhe për drejtuesit e mjeteve që shfrytëzojnë disa akse rrugore për të qarkulluar me shpejtësi të lartë apo për të bërë gara shpejtësie, kanë vijuar monitorimin e qarkullimit rrugor me anë të radarëve automatikë.

 

Gjatë kontrolleve të ushtruara, në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, shërbimet e Policisë Rrugore kanë konstatuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasin A. H., 18 vjeç, pasi drejtonte pa leje drejtimi automjetin, me shpejtësi 216 km/h”, thuhet në njoftimin e Rrugores së Tiranës.

 

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME