Luizi bën deklaratën e fortë për fitoren e Ilir Shaqirit!

Ditën e sotme Luiz Ejlli është kapur me ish-banorët e “Big Brother Vip 1”. Këngëtari është shprehur në një bisedë me Efin se Ilir Shaqiri edicionin e parë të spektaklit u shpall fitues jo për shkak të aftësisë së tij, por për shkak të “papjekurisë” së Donald Veshajt. Sipas Ejllit, Iliri ishte një hije në shtëpi deri në momentin që Donaldi i dha vëmendje.

 

“Iliri kishte fatin më të madh se kishte një të papjekur përballë. Ai ishte hije në shtëpi, ia dha rëndësinë ky, që e kishte “halë në sy” që në fillim. Dhe njerëzit që nuk e donin këtë u kthyen me atë. Kaq ishte,”-shtoi Luizi.

 

“Inteligjente si Beatrix, besnike si Donaldi, e sinqertë si Monika dhe e drejtpërdrejtë si Arjola.” Këto “cilësi” duhet të plotësonte patjetër dikur femra ideale për Luiz Ejllin.

 

Gjatë një bisede me Bjordin më herët ditën e sotme, këngëtari “thumboi” kështu disa nga ish-banorët e tjerë të “Big Brother Vip” të edicionit të parë. E para që reagoi nga personazhet e përmendura ishte Beatrix Ramosaj.

 

Këngëtarja ndau si fillim një status Twtter-i i cili flet për bullizmin që dikur postoi në mbështetje të Luizit. Pas kësaj Trixa postoi edhe një story ku shkruante:

 

“Faleminderit Luiz, e thënë prej teje e vlerësoj shumë. Edhe unë dua dikë që nuk gënjen dhe të sinqertë si ti.” Krahas kësaj përgjigjeje Ramosaj kishte vendosur edhe hashtagun e bërë viral tashmë “me Luizin”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...