Kamerat në Shkodër, gazetarja: Policia i ka ditur prej vitesh, por nuk ka pasur guxim

Pak ditë më parë, Policia e Shkodrës ka sekuestruar disa kamera të vendosura në lagjet Kiras dhe Dobraç nën dyshimet se ato përdoreshin nga grupet kriminale për të kontrolluar zonën. Sipas gazetares Glidona Daci, e cila ishte e ftuar në “Opinion” këtë të enjte, mendohet se grupet kriminale i kanë përdorur këto kamera për të vëzhguar si veprimet e kundërshtarëve të tyre edhe ato të policisë.

 

Sipas gazetares, policia edhe më herët ka pasur informacione për këto kamera, por nuk i ka sekuestruar pasi nuk ka pasur guxim. Daci shton se tani atyre u duhen këto kamera për të zbardhur ngjarje kriminale që kanë ndodhur në Shkodër.

 

Glidona Daci: Jo s’e policia nuk e dinte që janë ato kamera, ka vite që Policia e Shkodrës e di shumë mirë që janë ato kamera që kontrollohen nga grupe kriminale, thjesht nuk kanë pasur guximin për të shkuar e për t’i hequr. Tani e kanë marrë guximin strukturat e policisë, sepse u duhen pamjet e tyre për të zbardhur ngjarjet kriminale që kanë ndodhur në qytetin e Shkodrës. Automatikisht disa prej atyre kamerave, nga informacioni që unë kam, janë kamera që funksionojnë me wireless, unë mund ta kem IP në celular dhe mund të kontrolloj një kamera që e kam vendosur në një rrethrrotullim në Shkodër. Kamerat janë të vendosur në Kiras dhe në Dobraç. Ata nuk kontrollojnë vetëm ambientin e tyre, zonën e tyre, por edhe një kilometër më larg, për të parë policinë se ku do shkojë, për të parë grupet kriminale rivale, për të parë kur do vijnë armiqtë e tyre.

 

Blendi Fevziu: Është e vërtetë që këto kamera e kishin serverin në Gjermani, pra kontrolloheshin?

 

Glidona Daci: Ka një problematikë që këta të gjurmojnë kamerat, duhet të gjejnë fillimisht serverat dhe IP. IP e këtyre kamerave, të paktën deri në këto momente, nuk janë gjetur dot, duke qenë se kamerat e përdorura nga grupet kriminale, janë teknologjia më e fundit. Deri në këto momente, grupi hetimor ka hasur vështirësi për të bërë të mundur identifikimin se kujt grupi i përkasin. Janë pyetur grupet kriminale, disa nga eksponentët dhe askush nuk e pranon që janë kamerat e tyre, por nuk mohojnë që s’kanë kamera./tvklan.al

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...