E frikshme/ Sëmundshmëria nga produktet me vaj palme, mjekët japin alarmin

Gjurmueshmëria e produkteve në të cilat abuzohet me vajin e palmës është sfida më e madhe për autoritetet. Kjo pasi edhe në rastet kur produktet mund të shkruajnë se përmbajnë vaj palme ose yndyrë bimore, nuk jepet sasia konkrete nëse është brenda normave. Në këtë mënyrë të gjitha këto produkte kthehen në një minë me sahat për shëndetin e popullatës.

 

Nëse produkti ka në përbërje vaj palme mbi sasinë e lejuar kjo është një shkelje e rëndë. Akoma më shumë situata komplikohet kur konsumatori nuk informohet fare përmes etiketës së produktit, gjë e cila në tregjet tona është fenomen masiv. Për mashtrimet me ushqimet, në vitin 2019 u amendua Kodi Penal duke kriminalizuar veprat që sjellin pasoja tek shëndeti. Në nenin 288, parashikohet dënim me burg.

 

 

Importimi, prodhimi, ruajtja, shitja apo vendosja në qarkullim në ndonjë mënyrë tjetër i ushqimeve ose futja në prodhimin e artikujve ushqimorë e kimikateve, materialeve apo lëndëve shtesë, që rrezikojnë shëndetin ose jetën e njerëzve, në shkelje të kërkesave të legjislacionit të posaçëm, dënohet me burgim deri në tre vjet.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...