Rozë E bujshme/ Nuk po durojnë dot më Luizin, dy nga VIP-at kanë kërkuar urgjent të dalin nga shtëpia

Gjatë Prime-it t fundit të “Big Brother Vip” deklarata e Efi Dhedhes se ka dëshirë të largohet nga shtëpia habiti jo pak, megjithatë gjithçka u kalua dhe nuk u përmend më. Por, Efi nuk paska qenë e vetmja që ka shprehur dëshirën për të dalë.

 

Edhe Tea pas Prime-it të së martës, ka kërkuar të largohet. Këtë e zbuloi vetë Tea në një bisedë të fundit me Efin dhe Ronaldon, i cili e pyeti nëse vërtet donte të dilte. Përgjigja e Teas ishte një “PO” e prerë.

 

Kujtojmë se mbrëmjen e së martës Luizi dhe Tea kanë debatuar së fundmi për buxhetin e javës. Luizi kërkoi që të mos përfshihej në buxhetin e kësaj jave, pasi me ato para donte t’i blinte një dhuratë Kiarës, meqë ka ditëlindjen. Por Tea, duke e ditur këtë kërkesë të Luizit, ajo e futi atë në listën e buxhetit. Këtu nisi debati në shtëpi, ku Tea tha se Luizi merr nga ushqimet e banorëve, ndaj është e padrejtë të mos përfshihet në buxhet.

 

Këto janë diskutimet që u bënë në studio: Tea: Ai nuk ka hyrë në buxhet, ka marrë gjithmonë cigare dhe na ka vjedhur ushqimin ne. Patjetër që ka vjedhur. Vendosa të vendos drejtësi në këtë vend. Lekët i kishte bërë cigare dhe nuk kishte ndërmend ti bënte dhuratë Kiarës.

 

Diola: Kjo gjëja nuk është dashur të bëhet mbrapa krahëve. Edhe nëse ai do kishte ngrënë nga ne, nuk ia përmendet ushqimi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME