“Mos jemi budallallepsur më shumë seç duhet o Fevzi?!” Ylli Rakipi pyet Blendi Fevziun për Big Brother-in dhe telenovelat turke

Deklaratat, veprimet dhe situatat e pazakonta në Big Brother Vip, kanë bërë që ky format të komentohet masivisht nga njerëz dhe personalitete të ndryshme.

 

Një mendim është kërkuar edhe nga Blendi Fevziu në lidhje me ‘marrosjen’ e shqiptarëve pas këtij formati.

 

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Fevziu tha se nuk e ka ndjekur këtë program, pasi nuk ka kohë, por deklaroi se problemi më i madh i shoqërisë shqiptare është mungesa e shkollave dhe arsimit.

 

“Unë Big Brother-in nuk e njoh si koncept, nuk e kam parë asnjëhere dhe nuk e di si funksionon. Nuk kam shumë kohë për t’i parë. Mundohem të lexoj, të shoh dokumentarë apo të udhëtoj. Por, ne kemi një problem tjetër. Ne kemi problem që 33 vjet pas rrëzimit të komunizmit, kemi një keqkuptim të madh në raport me arsimin. Në vitet e komunizmit, kishte një hierarki të shkollës. Prindërit të thoshin bëhu me shkollë, se shkolla është shpëtim.

 

Mësuesi ishte personazhi më i rëndësishëm në cdo fshat të Shqipërisë. Ky ishte kulti i arsimit që shqiptarët e krijuan falë Rilindjes Kombëtare. Ishte miti i Rilindjes Kombëtare. Pas viti 1990 u përmbys kjo hierarki vlerash.

 

Për fat të keq, krijuam një shoqëri, që paratë që gjen, ndërkohë që nëna e vetë punon, shkon ble Mercedes.

 

Ndërkohë kemi nivelin arsimor ndër më të këqijtë. Më qëllon të bëj 1-2 takime nëpër shkolla të mesme ose Universitete. Ka student të mirë, por ikin jashtë. Pjesa tjetër kanë si model njerëzit e botës së krimit. Nëse ndërton shoqëri, ku personi që merret me drogë bëhet model dhe konsiderohet njeri i zotë… Zotësia në shkelje të ligjit nuk ka funksionuar në botë. Nuk ka asnjë vend të globit ku shkelësit e ligjit dominojnë pjesën tejtër të shoqërisë dhe ai të jetë vend i zhvilluar.”, tha Fevziu.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME