Kush e ndaloi dhe çfarë ndodhi? Butrint Imeri donte të hynte në BBV, gjithçka gati, por në fund nuk e lejuan?

Një surprizë e madhe u paralajmërua për ditëlindjen e moderatores Kiara Tito, në Prime-in e së martës në “Big Brother Vip Albania.” Dhe në fakt kështu ndodhi! Luiz Ejlli e surprizoi moderatoren në ditën e saj të lindjes dhe i dedikoi një këngë romantike.

 

Por, nuk mund të mohojmë se thuajse të gjithë ne fillimisht menduam se Kiara mund të merrte një surprizë nga ish-i i saj, këngëtari Butrint Imeri.

 

Dhe kjo jo pa shkak, pasi ka qenë vetë Butrinti ai i cili paralajmëroi disa ditë para Prime-it një “surprizë” për të gjithë. Pse u lidh paralajmërimi i tij me Kiarën? Sepse Butrinti fillimisht postoi një foto të moderatores me kurorë, postimi i parë që ka bërë për Kiarën në llogarinë e tij, duke e pasuar me një tjetër postim të tij ku shkruante që të martën ka një surprizë. Të martën, pikërisht në ditëlindjen e Kiarës dhe Prime-in e “BBVIP.”

 

Disa orë para nisjes së spektaklit Butrinti publikoi një tjetër foto, të cilën e shoqëronte me mbishkrimin, “qetësia përpara stuhisë.” Epo nga ai vetëm stuhi nuk pamë të martën, në fakt nuk pamë asgjë…

 

“Surpriza” që ai kishte për “fansat” nuk u realizua, çfarë bën të mendojmë se dyshimet se ai do të futej në “Big Brother Vip” mund të jenë të vërteta.

 

Së fundmi, burime për “Kryefjala.com” kanë konfirmuar se Butrinti ka qenë atë natë në Tiranë dhe do të futej në “BBVIP” për të performuar, por dikush në moment të fundit i ka ndërruar mendjen. Mbetet për t’u parë nëse ai do të tentojë sërish për një surprizë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...