Publikohet video duke marrë para, dy policët dhe shoferja vendosen nën hetim

Dy ditë më parë “JOQ Albania” publikoi një video të dërguar në redaksi nga një qytetar, ku dy policë pranonin marrjen e parave, pra ryshfetit, në këmbim të faljes së një shofereje, e cila dyshohet se ishte me shpejtësi mbi normat e lejuara.

 

“E kapa duke marrë lekë”, dëgjohet të thotë qytetari që po filmon, teksa ditën e sotme kanë reaguar edhe instancat shtetërore përgjegjëse mbi këtë video të publikuar nga redaksia jonë, e cila mori shumë komente dhe reagime të ashpra nga qytetarët mbi sjelljen e policëve, por edhe shoferes.

 

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet për dy inspektorët e policisë në Durrës, pasi akuzohen për korrupsion pasiv. Sipas këtij institucioni, hetimi disiplinor ka nisur për Ervis Sokollin dhe Skënder Sakajn, të dy me detyrën e inspektorit të trafikut.

 

Nuk mund të shpëtonte nga akuza për korrupsion aktiv as shoferja e makinës tip “Golf”, Inida Harshova, që duket qartë në foto. Ajo arrin të negociojë dhe të bindë policët që ta mbyllin çështjen me një shumë parash, që nuk arrihet të shquhet nga ajo distancë.

 

NJOFTIMI I AMP – Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Durrës referoi materialet proceduriale pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Durrës për punonjësit e policisë:

 

– Inspektor E. S. me detyrë Inspektor i Trafikut Urban dhe Interurban pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, i dyshuar se ka konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;

 

– Inspektor S. S. me detyrë Inspektor i Trafikut Urban dhe Interurban pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, i dyshuar se ka konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;

 

– Shtetasja I.H., e dyshuar se ka konsumuar elementet e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”

 

Materialet u referuan pasi në datë 16.01.2023 Drejtoria Rajonale AMP Durrës është vënë në dijeni të një video të publikuar në rrjetet sociale ku një shtetas i paidentifikuar denoncon me pamje filmike një rast të kontrollit të një drejtuese mjeti, kryer nga dy punonjës policie, dhe në video dyshohet për mitmarrje nga punonjësit e policisë

 

Nga tërësia e veprimeve të para hetimore të kryera, ngrihen dyshime të arsyeshme se punonjësit e policisë kanë komnsumuar elementët e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, ndërsa shtetasja I. H., dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” të parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

 

Ndërkohë Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për 2 punonjësit e Policisë.

 

AMP falënderon mediat për bashkëpunimin dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

 

https://fb.watch/i7Z11I06_Y/?mibextid=cr9u03

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...