Përkeqësimi i motit! Ministri i Mbrojtjes del me thirrjen e fortë për bashkitë: Merrni masa! Ja çfarë pritet të ndodhë

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi deklaroi se aktualisht nuk ka ndonjë rrezik nga përmbytjet, por nga reshjet e vazhdueshme me intensitet të lartë duhen marrë masa pasi niveli i lumenjve mund të rritet papritur.

 

Qarku i Shkodrës: Ka dalje të lumit Buna në Muriqan dhe Oblig. Deri tani ka një sipërfaqe prej rreth 250-270 hektarë të përmbytur.

 

“Bashkitë duhet të marrin masa për paralajmërimin e popullsisë, veçanërisht në ato zona ku parashikohet rrezik për fatkeqësi natyrore,” – u shpreh Peleshi.

 

Sipas tij bashkitë duhet të rrisin gjithashtu vigjilencën tek hidrovoret dhe rezervuarët.

 

Gatishmëri duhet të ketë edhe për pastrimin e rrugëve.

 

“Të merren masa nga bashkitë që kanë porte për ndërprerjen e lundrimit në rast se vlerësohet e nevojshme,” – u shpreh Peleshi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME