Kushtet e përkeqësuara të motit po rrezikojnë jo pak jetën e qytetarëve.
Rrugët e lagura janë bërë shkak i shumë aksidenteve, disa prej tyre janë përmbytur ndërsa prurje të mëdha ka pasur edhe të lumenjëve.
Një tragjedi është shmangur së fundmi në fshatin Kaluer, në Lezhë. Një familje prej 5 anëtarësh kanë tentuar të kalojnë anën tjetër të përroit me makinë.
Niveli i përroit ka bllokuar makinën duke lënë të bllokuar anëtarët e familjes. Ka qenë ndërhyrja e e menjëherëshme e banorëve të zonës, të cilët kanë bërë të mundur daljen e tyre nga makina. Sipas banorëve, familja po kthehej nga një ceremoni varrimi.
Ky përrua ndan dy fshatra të kësaj njësie administrative dhe shembja e urës, prej vitesh detyron banorët të kalojnë përmes lumit.