Çfarë ndodhi me Kejvinën pas përjashtimit nga “Vëllai i Madh” dhe pse nuk erdhi mbrëmë në studio?

Mbrëmjen e djeshme Kejvina Kthella u largua nga shtëpia e Big Brother Vip Albania me vendim të produksionit. Shkak për këtë u bë dh.na fizike ndaj Luiz Ejllit.

 

Por cfarë ndodhi me të pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri? Bëjmë një përmbledhje të shkurtër, ndërsa analizat dhe konkluzionet jua lejmë juve në dorë.

 

Pas daljes nga shtëpia, Kejvina nuk u paraqit në studio si të gjithë banorët pas eliminimeve.Deri më tani, Kejvina nuk ka bërë asnjë reagim në rrjetet e saj sociale.

 

Menjëherë pas daljes nga shtëpia mbrëmjen e djeshme, në Instagramin e saj janë bllokuar të gjithë komentet në cdo postim.

 

Ndjekësit e Kejvinës në Instagram vazhdojnë të ulen ndjeshëm. Kujtojmë që aktualisht emri i Kejvinës është në listën e SPAK për sekuestrim pasurie.

 

Ndërkohë nuk dihet nëse Kejvina do pranojë të vijë në studion e BBV apo Fun Club ku të diskutojë për ditët që kalojë në shtëpi apo e ka mbyllur përfundimisht këtë kapitull.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...