Thotë se nuk e konsideron si lojtar, por Luizi dukshëm I është kthyer në “makth” Oltës (Video)

Luiz Ejlli duket se është kthyer në “makthin” e të gjithëve në “Big Brother Vip”. Por, Olta Gixhari sidomos është e qartë dhe vetë e shpreh hapur që nuk e do asnjë sekondë më tepër brenda shtëpisë.

 

Ndonëse janë vetëm javët e para, aktorja shpesh herë e ka lënë të kuptohet se jo vetëm do të shkojë në finale, por edhe do e fitojë këtë edicion.

 

 

Mirëpo nga jashtë nuk mund të themi se kjo ka shumë gjasa deri tani, pasi një pjesë e mirë e publikut nga komentet e tyre duket se nuk e pëlqejnë lojën që ajo po zhvillon brenda.

 

Sigurisht, ne gjithmonë bazohemi tek ajo që janë “votat e publikut” ato që vendosin kush do të qëndrojë dhe kush do të dalë.

 

 

Së fundmi është zhvilluar një debat me tone të larta midis Oltës dhe Luizit, ku aktorja i ripërsërit artistit se nuk e konsideron si lojtar.

 

“Sa të jesh ti në këtë shtëpi unë nuk dal. Kur të dalësh ti, atëherë po mund të dal unë. Në qoftë se del ti këtë javë, unë do të filloj të frikësohem se mund të dal edhe unë. Ti nuk e fiton kurrë. Unë nuk të konsideroj fare si lojtar. Ti nuk e fiton kurrë këtë “BB”.”

 

Pas kësaj ne na lind një pyetje: Pse Olta atëherë “friksohet” kaq shumë nga prezenca e Luizit brenda shtëpisë dhe po “lufton” që ai të dalë jashtë kur nuk e konsideron?

 

SHIKO VIDEON

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...