Shteti ngrihet në këmbë pas asaj që ndodhi sot në BBV, vërejtje për Top Channel

Ky edicion i “Big Brother Vip” është duke tejkaluar çdo kufi etike, edukate dhe humanizmi. Ofendimet e banorëve ndaj njëri-tjetrit, bullizmi në shtëpi, madje dhe dhuna e ushtruar si psikologjike ashtu dhe fizike nuk ka munguar brenda në shtëpi dhe e kemi fjalën pikërisht për shpullën që Kejvina i dha Luizit gjatë Primes.

 

Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, gjatë ditës së sotme u bë virale një bisedë ku Amosi përshkruante si do ta dënonte ai Luizin.

 

“Kristi: Çfarë do t’i bëje? Do ta v*is*e? Amos: Jo, E di unë se çfarë do t’i bëja, atë që meriton. Do ta çoja në mal, do ta zhvishja lakuriq, do ta xhiroja, do t’i thoja kërko falje. Pastaj shikoje ti, i jep më gojës…”, ishte biseda e dy banorëve brenda shtëpisë, e cila përveç revoltës së qytetarëve ka sjellë dhe reagimin e fortë të Autoritetit të Mediave Audiovizive.

 

AMA i ka tërhequr vëmendje Top Channel duke i ndaluar që në televizion të transmetohen emisione që nxisin ose justifikojnë dhunë.

 

Reagimi i plotë: Këshilli i Ankesave i tërheq vëmendjen TOP Channel për shkelje të ligjit nr.97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, në:

 

* nenin 4,pika 2/d: “moslejimi i transmetimeve që nxisin intolerancën ndërmjet shtetasve” dhe 2/dh: “moslejimi i transmetimeve që nxisin ose justifikojnë dhunën”

 

* nenin 32, pika 4 “OSHMA-të nuk transmetojnë programe me përmbajtje që nxisin urrejtjen …. dhe çdo formë tjetër diskriminimi”.

 

* nenin 33, pika 1/ç: “të mos cenojë dinjitetin dhe të drejtat themelore të njeriut; pika 1/d: “të respektojë rregullat e etikës dhe moralit publik dhe të mos transmetojë programe që mund të nxisin vepra penale“. si edhe për shkelje të Kodit të Transmetimit, miratuar me Vendimin e AMA-s, nr. 228, datë 11.12.2017, në:

 

* Seksionin 1, pika 1.5. “Transmetimet audiovizive nuk duhet të nxisin urrejtjen, intolerancën, diskriminimin ose të justifikojnë dhunën ndërmjet shtetasve”, pika 1.6. “Veprimtaria e transmetimeve audiovizive respekton normat morale dhe etike të shoqërisë”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...