Shakohoxha na befason: Në Tiranë ke apartamente me 35 mijë euro, çmimet janë krejt normale! Pse ankoheni?

Ish-komentatori sportiv Dritan Shakohoxha, sot investitor në biznesin e imobilareve thotë se situata me ndërtimet, por edhe çmimet e apartamenteve në Tiranë është “mëse normale”.

 

Duke diskutuar mbi këtë temë në emisionin “Opinion”, Shakohoxha zbuloi se një apartament nga më të mirët, kryesisht ata të katit të fundit të pallateve të reja, mund të shkojë deri në 6 mijë euro metri katror.

 

Duke debatuar me Pano Sokon, i cili argumentoi se çmimet e apartamenteve në Tiranë janë tepër të larta, duke u bërë edhe një prej arsyeve kryesore

 

pse çiftet e reja krijojnë gjithnjë e më pak famijle, Shakohoxha habiti duke thënë se në Tiranë ka dhe apartamente me 35 mijë euro.

 

Sipas tij, këto apartamente ndodhen në zonën e “Astirit”. Megjithatë shifrat e fundit tregojnë se në “Astir” çmimi varjon rreth 850 euro metri katror.

 

Kujtojmë se Shakohoxha u përfol si një nga kandidatët e mundshëm vjet për të garuar kudnër Armand Dukës për kreun e FSHF-së, por në fund u tërhoq.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME