“Mos u dorëzo, të kam shumë xhan”! Kiara dhe Luizi janë në rrugë të mbarë: Le ta njohim njëri-tjetrin

Kiara dhe Luizi kanë sqaruar sot raportin e tyre. Luizi e pyeti moderatoren nëse ai e bezdis, ndërkohë që ajo i tha “jo” dhe se do të vazhdojë të qëndrojë me të dhe pse të gjithë banorët e tjerë i janë kthyer kundër. Kiara i tha gjithashtu se e ka shumë xhan dhe i kërkoi të mos dorërzohet përballë banorëve.

 

“Nëse të bëj të vështirën, ta bëj për të treguar një vlerë timen që unë e kam dhe jashtë. Në rast se mua më ngacmon dikush unë sigurisht që do ta mbaj veten, nuk do t’i hidhem në krahë në mënyrë që ta lejoj që të më lëndojë.

 

Nëse unë vazhdoj të të flas është sepse realisht të kam xhan, të kam shumë xhan. E di, e kuptoj që ke një anë shumë të mirë që asnjë nga këta nuk do të ta nxjerri.

 

E dinë që ti je lojtar i fortë dhe duan të të prekin me mua, të hedhin kunja prandaj mos u dorëzo. Unë të them vetëm kaq. Se më kë flas, se si flas nuk e vendosin ata aty. Unë kam qenë me nerva me ty se ma zhyte kokën me gënjeshtrën”, u shpreh ajo.

 

Luizi e pyeti nëse e ka menduar veten ndonjëherë me të jashtë shtëpisë. “Po e kam menduar, por para gënjeshtrës”, i tha Kiara.

 

Moderatorja shtoi se ajo nuk bën skena romantike për të arritur finalen. “Unë skena romantike për finalen nuk i bëj. Vazhdojmë kështu, njohim njëri-tjetrin dhe varet si shkon gjëja”, shtoi Kiara.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Surprizon Balina Bodinaku: Olta Gixharin e shoh fituese të Big Brother VIP

Ish-opinionistja e “Big Brother VIP”, Balina Bodinaku, ishte sot...

Ky eshte bashkeshorti i Diola Dostit mjeku i i njohur Kosovar. Foto

Diola Dosti është nutricionistja e njohur shqiptare, që u...