Kanë punuar bashkë në KESH, Benet Beci: Pasi të dalë Luizi nga BBV, e ftoj të kontribuojmë bashkë për Shkodrën

Këngëtari Luiz Ejlli është një nga banorët e “Big Brother Vip Albania” më të preferuar të publikut.

 

Ai ka fituar një simpati tek publikut, i cili po e mbështet në format nga më të ndryshmet dhe videot e tij po bëjnë xhiron e rrjetit.

 

Faqja satirike në rrjetet sociale “Lolita”, ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku pyet në mënyrë ironike se “Kush duhet të jetë kandidat i PS-së për Bashkinë e Shkodrës: deputeti Benet Beci apo Luiz Ejlli?”.

 

Mes shumë komenteve, bie në sy dhe ai i deputetit socialist i cili i përmendet emri në postim. Beci vë në pah detajein se ai ka punuar me Luizin bashkë në KESH, aty ku ai ishte drejtor para zgjedhjeve parlamentare, ndërsa Luizi ka punuar si juristi deri në momentin para se të hynte në Big Brother Vip.

 

Benet Beci shton më tej se ai nuk mund të jetë kundërshtar me Luizin, teksa e vlerëson si person dhe pas daljes nga BBV e fton që të kontribuojnë bashkë për Shkodrën.

“Pyetje shumë e mirë…, por Luizi dhe unë s’mund të jemi kundërshtarë. Kemi punuar bashkë edhe më parë, kur nuk ishte kaq popullor sa tani. Është djalë shumë i mirë e i uroj vërtet fat. Madje kur të dalë, do ta ftoj sërish pasi të dy mund të kontribuojmë për Shkodrën, sonte!” shkruan Benet Beci.

 

 

Publiku kap “mat” produksionin e “BBVA”, ja çfarë shkruhej në zarfin e Dea Mishel

Pas lojës të inteligjencës, të cilën e fitoi Dea Mishel, ajo kishte një zarf të kuq, ku duhet të nxirrte në nominim tre banorë....

Rrëfimi tronditës i Ronaldos: ‘Kam tentuar 2 herë t’i jap fund vetes. As mësuesit nuk më mbështetën’!

Ai kaloi një eksperiencë në BBV2. Gazetari Ronaldo Sharka ka rrëfyer për “S’e luan Topi” kohën më të vështirë të jetës së tij dhe...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME