“Arbana jote ka zemër të kalbur”, Eduart Grishaj poston 3 mesazhe në Instagram dhe na la me gojë hapur!

Regjisori Eduart Grishaj duket se i ka marrë me shumë sportivitet të gjitha komentet dhe zhurmën e bërë për “Big Brother VIP Albania”.

 

Nëse partnerja e tij, moderatorja Arbana Osmani ka zgjedhur që të gjithë komentuesit negativë ti largojë nga Insagrami i saj me një “block”, Eduarti i pranon dhe i lexon të gjitha komentet dhe mesazhet.

 

Së fundmi, duke përdorur ironinë, ai ka treguar se si publiku ndryshon mendim në varësi të dinamikave të programit, duke qenë edhe kontradiktorë me veten.

 

Duke postuar në Instastory pjesëza nga intervista të ndryshme të tij ku ka folur rreth BBV, regjisori i ka shoqëuar me disa mesazhe të ardhura në Intagramin e tij nga i njëjti person. Këtë rubrikë Eduarti e ka quajtur thjesht: “Mesazhet në Instagram”.

 

“Oo Eduart Grishaj, o çun legen mendon se do na e hedhësh neve ti. Ke futur atë Luizin tënd nga Shkodra dhe i mban anën atij.

 

Nuk la rob pa sharë e ofenduar aty brenda dhe ti e mbron gjithë ditën. Nuk ke faj ti, por ne që ju shikojmë ju. Produksion i flliqt, nuk do t’ju shikojë më njeri”, ishte mesazhi i parë i personit në fjalë.

 

“Oo Eduart, ik mor legen! T’ju vijë turp çfarë po i bëni Luizit. Ti s’ke as gjak, as fe, do na e hedhësh neve. E dimë skenarin tuaj të flliqt. Ju do e hiqni sonte Luizin o plehraa, bashkë me atë gruan tënde me zemër të kalbur”, ka shkruar i njëjti person 8 ditë më vonë.

 

Dhe vetëm 24 orë më vonë, përsëri i njëjti individ, i kërkon Eduartit që t’i thotë Arbanës t’i heqë block-un. Në varësi të ndodhive në shtëpine më të famshme në Shqipëri, ndryshojnë edhe perceptimet, mendimet, këndvështrimet, komentet dhe mesazhet e mbarë publikut. Në këtë pikë, regjisori i spektaklit ka zgjedhur që ti anashkalojë në heshtje.

 

 

 

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...