’14 veta kundër 1’/ Personazhet publike reagojnë për bullizimin e Luiz Ejllit nga banorët

E portretizojnë si një person të fortë, dinamik, me humor e të qeshur. Por, Luiz Ejlli ka rënë pre e bullizmit si nuk është parë asnjëherë në ekranet shqiptare.

 

Qëndrimi i tij në shtëpinë e “Big Brother VIP” duket se ka bërë që të tjerët të kuptojnë se është konkurrent i fortë. Por, për ta dobësuar kanë zgjedhur forma aspak të hijshme dhe vulgare.

 

Madje, duke e bullizuar. Thuajse të gjithë në grup Olta, Amosi, Dea, Tea, Efi, Kristi, Kejvina për orë të tëra e kanë ofenduar, përqeshur, ironizuar me tone të ashpëra e veprime që nuk duhen kurrsesi të shihen nga fëmijët e adoleshentët.

 

Kulmi ishte një bisedë me Amosit dhe Kristit. Amosi është ai që ka habitur jo pak. Në spektaklin e kaluar, aktori u shpreh i indinjuar me publikun shqiptar dhe faktin që Luizi qëndroj në shtëpi. Por, në fakt këto që ai ka thënë duket se janë totalisht larg asaj që Amosi pretendon se përfaqëson.

 

“Do ta çoja në mal, do ta zhvishja lakuriq, do ta xhiroj dhe do t’i thoja “Kërko falje”. Edhe pastaj shihe ti a i jep më gojës.”- i përgjigjet ai Kristit që e pyeti “Çfarë do bëje, do e vrisje?”.

 

Të gjitha këto kanë tronditur shikuesit dhe shumë personazhe publike kanë vendosur të reagojnë duke dënuar veprimet dhe duke kërkuar reagim nga produksioni. Ja disa prej tyre:

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...