Dje, pasi transmetimi Live mbaroi, të dy miqtë kanë kaluar pak kohë me njëri tjetrin duke pirë diçka, duke qeshur dhe duke bërë shaka në divan.
Ajo i thotë Amosit: “hajt të puth çik se më ke shoqe”, gjë që i bën të dy për të qeshur, siç mund të shikohet edhe nga video më poshtë. Ata kanë një lloj konfidence që e kanë deklaruar dhe nuk ka se si të cilësohet “skαndαloze” siç u konsiderua nga titujt e portaleve duke kërkuar qimen në qull apo duke thirrur për “imσralitet”.
Tituj si “Olta Gixhari tenton të puthë Amosin”, “Skena skαndαloze”, “I hipi sipër”, e të tjera etiketime të tilla me qëllim për të njollosur “nderin” e dikujt, për më tepër grua, nuk janë dinjitoze.
Big Brother Vip Albania për shkak të dinamikave është kthyer shtëpia më e famshme në Shqipëri duke ngulitur para ekranit qindra mijëra shqiptarë.
Por kjo nuk i jep të drejtën askujt të merret me moralin e një gruaje, ulur në divan me mikun e saj të hershëm, duke qeshur e duke bërë shaka.
Gjatë Live-it të djeshëm edhe Amosi edhe Olta janë acaruar me Luizin. Olta i tha “do e shikosh kush jam unë”.
Amos nga ana tjetër u shpreh se e konsideronte të turpshme për Shqiptarët që të bëjnë Luizin hero.