Zhaklina Gjolla dhe Olta Gixhari nuk kishin një marrëdhënie aspak të mirë me njëra-tjetrën brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Mirëpo me motrën e Oltës, Gerta Gixharin, Zhaklina ka miqësi e marrëdhënie shumë të mirë.
Të dyja ishin vendosur sot përballë njëra-tjetrës në rubrikën “Dielli apo hëna”, në “E diell”, ku u bën pjesë e një loje me pyetje.
Kur Zhaklina u pyet se cili person duhet të largohet nga Big Brother, ajo tha menjëherë emrin e Oltës. Në këtë moment Gerta “u hakmorr” duke i hedhur Zhaklinës një pluhur që mbante në duar si pjesë e lojës.
Vajzat e morën situatën me të qeshur dhe më tej Gerta tregoi se me Zhaklinën kanë folur pas daljes së saj nga Big Brother dhe ruajnë raport miqësor.
Që kur hyri Olta në BBV menjëherë në media u përhap lajmi se ajo nuk flet me motrën e saj, por deri tani nuk ka ndonjë reagim publik nga kjo e fundit.
Kujtojmë se Gerta Gixhari dhe Zhaklina ka qenë të dyja pjesë e RTSH-së ku kanë pasur emisionet e tyre përkatëse dhe aty janë njohur mes tyre.