Agron Çela i bashkohet grupit parlamentar të PS/ Prezantimi u bë nga Kryeministri Rama

Deputeti i Qarkut te Shkodres, Agron Çela, ka marre pjese ne mbledhjen e Grupit Parlamentar te Partise Socialiste, qe u zhvillua paradreken e se henes.

 

Kjo mbledhje eshte thirrur nga Kryeministri Edi Rama, i cili ka bere para deputeteve te mazhorances prezantimin e deputetit Agron Çela. Kjo mbledhje shenon edhe bashkimin zyrtarisht te deputetit Çela me grupin parlamentar te Partise Socialiste.

Vete Deputeti Çela para disa ditesh deklaroi publikisht mbeshtetjen per kandidaturen e Partise Socialiste per kryetar te Bashkise Shkoder ne zgjedhjet e 14 majit. Çela me heret mori pjese edhe ne nje mbledhje te Kryeministrit Rama me deputet te Shkodres dhe drejtuesit te Fondit Shqiptare te Zhvillimit, ku foli per projektet qe do te zbatoheshin ne Shkoder.

Deputeti Agron Çela vleresoi se ato projekte jane shume te rendesishme per zhvillimin e Shkodres, ndaj u kerkoi qytetareve shkodran te votonin ne shumice kandidatin per kryetar te Bashkise Shkoder, qe do te prezantoje Partia Socialiste ! Kete thirrje ai e beri edhe ne nje leter publike te dates 13 janar, ku theksonte se ne zgjedhjet e 14 majit qytetaret e Shkodres duhet te ia besojne drejtimin kandidatit socialist, pas 3 dekadave te pushtetit te se djathtes ne kete qytet.

Agron Çela eshte ne mandatin e 3 si Deputet i Qarkut te Shkodres. Ai ka fituar bindshem ne zgjedhjet e vitit 2013, 2017 dhe 2021

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...