“250 Mijë Lekë të mobiluar!”/ Pronarja demaskon qiraxhinjtë: Më shkrumbuan shtëpinë, u zhdukën!

Një ngjarje e paprecedentë i ka ndodhur një pronareje në Tiranë me një familje të rinjsh të cilëve u kishte dhënë me qira shtëpinë në zonën e Yzberishtit për të banuar. Shtëpia është përfshirë nga flakët, gjithçka është bërë shkrumb e hi dhe qiraxhinjtë janë zhdukur.

 

Aji thotë se kanë qenë dy motra dhe vëllai i tyre nga Përmeti shkaktarë të pakujdesisë për zjarrvënien që ka shkatërruar shtëpinë, por pas ngjarjes ata janë zhdukur. Denoncuesja shton se qiraxhinjtë kanë marrë çelësin e shtëpisë dhe i kanë bërë “block” kudo.

 

“250 mije leke qeran, e mobiluar komplet. Edhe carcaf, ene guzhine, cdo gje ua lam atyre aty 1 vit e ca muaj ua lame pak se jane dhe njerezit e burrit”,-shpjegon pronarja e shtëpisë.

 

Ajo që pronarja kërkon është zbardhja e ngjarjes dhe shpagimi i dëmit të bërë ndërkohë që qiraxhinjtë janë zhdukur pa lënë gjurmë.

 

Pronarja shkruan:

”E kishim len shtepun me qera 2 gocave dhe vellait te tyre nga permeti. Na e dogjen shtepin shkrumb e hi nga ngarkesa elektrike. Kan lene prizat ven se gjith ai zjarr ska mundesi te bjer vete. Tani jemi munduar te kontaktojm me familjaret e tyre. Por po na fshihen. Ju kemi shkruar shum here,qe u be cfar u be ,te vin te kontribojn pak,por as kan kontaktuar ,as kan kerkuar falje, por tani edhe genjejn ,jo kemi babain te paralizuar, jo skemi lek e. Duhet te kontaktojn te pakten te bejn dritaret,ose dyert, sedhe ne si gjejm nga qelli.

 

I kemi ber me djer cdo gje si kemi vjedhur edhe celsin e shpis e kan marre,edhe spo na e kthejn,as nje ndihm as gje Spo dim si te veprojm dhe ne. Duam te bejm nje denoncim ktu ,ndoshta behen njerez dhe ndihmojn. Sdonim ta benim direkt me polici ,ngaqe edhe i njofim.

 

Menduam se ishin njerez. Por sdolen ashtu. As nje me falni nuk na than. Jo me qe te benin dicka, Mos sillnin lek te benin ndonje der ,ndonje dritare. Aty esht demi 20 miljon. Ne si kemi te vjedhura aty ishte cdo gje djers!”

 

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...