‘Protesta’ në mbështetje të Luiz Ejllit, një reflektim ndryshe nga Sonila Meço

Luiz Ejlli ka qenë kryefjala e këtyre ditëve. E gjitha kulmoi ditën e sotme kur dhjetëra persona u mblodhën pranë shtëpisë së “Big Brother VIP”, në shenjë proteste dhe mbështetjeje për të.

 

Kjo ngjalli reagime të ndryshme përfshirë edhe personazhet publike, pjesa më e madhe e të cilëve kanë kritikuar personat e mbledhur. Gjithsesi, Sonila Meço ka një mendim ndryshe.

 

“Aty ku problemet, hallet, varfëria shpirtërore, degradimi kulturor dhe arsimor, çekuilibri vleror i shoqërisë “lulëzojnë”, nevoja për “arrati” në skenarë telenovelash e show-sh televizivë është edhe më e madhe, deri në mbathjen e këpucëve të protagonistëve duke përjetuar dramat e tyre në lëkurë. E gjitha ndodh, sepse shkatërrimi i mekanizmave kulturorë e mbrojtjes së dinjitetit ka “rrjepur” logjikën dhe arsyen për të lënë zbuluar instiktin, reagimin natyral ndaj stimujve në kushte ekzistenciale.”-shkruan ajo në një postim të gjatë në Instagram, duke shtuar:

 

“Njerëz të përfshirë nga marrëzia do të ketë gjithmonë, rrjeti s’ka kritere për ta. Ja hyni e lexoni nëse dini anglisht në faqet sociale të revistave e tabloidëve amerikanë dhe do të shihni se sa shumë po debatohet gjer në degradim mbi dy personazhe filmi si të ishin të vërtetë. Me gjasë do të bëjnë edhe ndonjë protestë. Por kjo nuk prish rendin e gjërave në ato shoqëri, ku e drejta për një jetë dinjitoze u lejon të ndërrojnë qeveri, të marrin drejtësi, të protestojnë e ndryshojnë gjërat për mirë.

 

Këtu është dallimi kryesor, zhbërja e frikshme e “kockës” reaguese, tolerimi i abuzuesit, që të lë pa bukë, pa punë, pa dinjitet, por të ngop me “cirk”. Sepse evoluimi shoqëror nuk ka mundur dot të ndërtojë qytetarì të fortë, por na çoi nga prapambetja në dekadencë. Edhe pa demokraci në mes. Të paktën këtë të fundit amerikanët e ndërtuan.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...