E keni bërë gabim, nuk duhet ta lani asnjëherë pulën para gatimit

Që kur kemi qenë fëmijë, prindërit na kanë mësuar së çdo gjë duhet ta lajmë para se ta hamë. Ushqimet ne i lajmë për të larguar bakteret e pranishme në sipërfaqen e tyre. Megjithatë, ka disa ushqime që është mirë të mos i lani, para se t’i konsumoni, sepse ata mund të nxisin bakteret dhe dëmtojnë shëndetin.

 

Mishi i pulës

Pula që në momentin kur e blini në treg ka shumë baktere të pranishme. Kur ju e lani, këto baktere do të futen në të gjithë mishin e pulës nëpërmjet ujit, prandaj është më mirë të mos e lani. Kur pula të jetë duke u zier, do të shkatërrojë vetë bakteret e pranishme në të nga temperaturat e larta.

 

Vezët

Vezët e përpunuara zakonisht mbështillen nga një shtresë e mineralit vajor. Në mënyrë që të krijojë një mburojë kundër baktereve. Nëse ju i lani vezët dhe nuk i gatuani direkt, atëherë ata do preken nga bakteret, prandaj s’duhen larë.

 

Mishin

Njëjtë si pula, edhe mishi i viçit, derrit etj ,nuk duhet larë. Mënyra më e mirë për të trajtuar mikrobet është temperatura e lartë. Përdorni peceta për të fshirë lëngun, pasi lëngu përmban baktere të dëmshme.

 

Makaronat

Në botën e kuzhinës, është mëkat të lash makaronat para se t’i gatuash. Kur lahen ju largoni shtresën e niseshtesë, e cila është e domosdoshme për thithjen e salcës. Pas valimit, makaronat mund t’i lani.

 

Kërpudhat

Kërpudhat kanë aftësi të mëdha absorbuese. Ata humbin elasticitetin ku janë të zhytura në ujë. Mënyra ideale e pastrimit të tyre është t’i lani me pak ujë dhe t’i lini të thahen para gatimit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...