Bujë e madhe/ Zbulohet se çfarë ka ndodhur teksa Luizi shkonte në spital, pse nuk u transmetuan pamjet?

Historia e Luiz Ejllit po merr përmasa të mëdha edhe jashtë shtëpisë së Big Brother Vip Albania.

 

Pavarësisht se ai tregoi një histori sëmundje që nuk ishte e tij, në vetë të parë, Luizi vijon të mbështetet nga ndjekësit e shumtë të programit të cilët janë të bindur se pas fjalëve të këngëtarit ka akoma të vërteta për t’u zbuluar.

 

Mbrëmjen e djeshme teksa ka mbërritur në spital për të kryer analizat, Luizi është pritur nga një grup fansash të cilët kanë kuptuar që ai po dilte nga shtëpia e Big Brother Vip pasi çdo gjë u bë në transmetim Live.

 

Produksioni i “Big Brother Vip” mbrëmjen e djeshme bëri diçka që shumë do e ëndërronin. Nxorri rezultatet e analizave të një sëmundje të rrallë për më pak se dy orë.

 

Luiz Ejlli pasi rrëfeu se vuante nga një sëmundje e rrallë, produksioni i “mëshirshëm” i dha mundësinë të kryente të gjitha ekzaminimet gjatë “prime-it”. Ai u kthye në shtëpi si “gënjeshtar” me banorët të cilët i dolën krejt kundër dhe produksioni i “BBV” si gjithmonë ia doli me të tijën.

 

Pas përfundimit të “shfaqjes” Luizi gjatë gjithë bisedave me banorët që i janë afruar për ta pyetur apo edhe kërkuar sqarim është treguar shumë i ngurtë dhe jo vetvetja. Madje ai në një bashkëbisedim me Tean, i kërkoi mos ta pyeste më shumë se po foli do i dilnin probleme kur të dilte jashtë. Aq sa mund të përfundonte edhe në pranga.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...