“Bëre gafë hape gojën të …”, produksioni i BBV kërcënon Mikelën në dhomën e rrëfimit

“Luiz kujdes mikrofonin”, “Banorë futuni brenda shtëpisë”, janë fjalitë më të shpeshta që kemi dëgjuar këto ditët e fundit në “Big Brother Vip”.

 

Duket sikur pasi futen në dhomën e rrëfimit, banorët e “BBV” ndryshojnë plotësisht duke u stepur dhe matur në fjalët e tyre.

 

Së fundmi është bërë viral një fragment ku Mikela Pupa del nga dhoma e rrëfimit. Në atë moment në korridor qëllon edhe Eni, Olta dhe Tea, ku kjo e fundit e pyet se çfarë i thanë brenda.

 

Tekstualisht Mikela është shprehur: “Bëre gafë hape gojën të griva.”Nuk përjashtohej sigurisht mundësia që këtë frazë Mikela ta ketë thënë me shaka,

 

aq sa nuk përjashtohet edhe fakti që po e shohim vetë që sa banorët bëhen gati të thonë diçka që nuk i leverdis produksionit ata ose thirren në dhomën e rrëfimit ose iu tërhiqet vëmendje me mikrofonin.

 

Nuk është hera e parë që produksioni i BBV kritikohet shumë për mënyrën si e organizon lojën dhe sillet ndaj banorëve të vecantë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME