Udhëtimi misterioz! E ëma ruan ende kostumin, historia e dhimbshme e zhdukjes së djalit 27 vite më parë

“Dy furgona me djem, 32 djem janë nisur për Vlorë për bukën e gojës dhe djali im bashkë me to.

 

Ishin pa dokumente, telefon jo, ata kishin me vete vetëm rrobat e leckosura, kishte shumë pak plaçka të vjetra me vete”, u shpreh Shahije Beça.

 

Në atë mjet lundrues ishin 29 dibranë dhe 3 skafistë, për të cilët nuk dihet asgjë prej 9 marsit 1996. Familjarët nuk kanë asnjë lajm prej tyre, asnjë shenjë nëse fati i tyre përfundoi në ujrat e Otrantos apo jo.

 

Shahije Beça, 82 vjeçe nga fshati Vojnikë, pret një përgjigje prej 27 vitesh për djalin e saj. Ajo feston në heshtje ditëlindjet e të birit të zhdukur dhe refuzon të mendojë çdo skenar tragjik.

 

“Ia festoj ndonjëherë, ia festoj jerm”, u shpreh Shahije Beça.

 

Për atë që njihet si Tragjedia e Maqellarës, është folur pak ose aspak. Të rinjtë e moshës 18 deri në 35 vjeç, u panë për herë të fundit nga familjarët tek furgonat që i transportuan drejt Vlorës mëngjesin e 9 Marsit 1996. Sipas raportimeve, ata hipën atë mbrëmje në skaf dhe prej atëherë asgjë nga fati i tyre.

 

Gjurim Maksuti nga fshati Vojnikë në Maqellarë, në këtë skaf kishte dy djemtë 18-vjeçarë të së mostrës. Nëna e tyre, ndërroi jetë pa mësuar kurrë të vërtetën për djemtë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME