Horoskopi 2023, Meri Gjini na tregon shenjat më të favorizuara dhe periudhat më të mira të vitit

Astrologia Meri Gjini e ftuar në “Ditë e Re” në RTV Ora ka treguar se si do të jetë 2023 për të gjuitha shenjat e horoskopit.

 

Pjesa e parë e vitit deri në qershor do të jetë shumë e mirë për shenjat e zjarrit dhe ajrin ndërsa pjesa e dytë për ato të tokës dhe ujit.

 

“Në 6 muajt e parë do ti japin mundësi shumë të mira në karrierë shenjave të zjarrit dhe shenjave të ajrit, ndërsa në 6 muajt e dytë do të ketë mundësi shumë të mira për shenjat e tokës dhe shenjat e ujit.

 

Sa i përket zgjerimeve sociale mundësi të mira për shenjate ajrit, ndërsa për dashurinë ka periudha që të gjtiha shenjat gjatë vitit të kenë shanse për të rikonfirmuar, zgjeruar. Me përjashtim të fundit të gushtit dhe fillimit të shtatorit ku individualiteti do të jetë shumë i fortë,” tha ajo.

 

Dashi

 

E nis me vështirësi ekonomike javën e parë të janarit. Nga data 20 fillon të ketë lëvizje dhe këmbime. Jupiterin e kanë tek vetja. Nuk ka moment më të mirë për të marrë vendime që i përkasin çështjeve të shtëpisë, familjare dhe nëse nuk kanë marrë iniciativa deri në fund të 2022, kanë mundësinë që nga mesi i marsit deri në 17 maj të nisin iniciativat për zgjerimin e bazës ekonomike. Shënon fillimin e një periudhe të mirë. Në ekonomi ka prurje por dhe harxhime në investime. Në dashuri, nga mesi i janarit deri nga fundi i qershorit a përmirësim. Kujdes në vendime të rëndësishme të dashrisë në fund të gushtit.

Demi

 

Janë nën ndikim të të papriturave për mirë. Nëse ka një periudhë që do ndihen me fat është pjesa e parë 17 maj- mesi i shtatorit. Dashuria ka fazën e mirë në mars-prill dhe dhjetor. Në shëndet, do karakterizohen nga lodhja fizike.

Binjakët

 

Nga data 12 do të ketë ndryshime të reja. Lufta me veten do të jetë e madheedhe pse ndryshimet i kanë. Nga dhjetori i 2021 ka patur një periudhë të mirë edhe pse me pauza. Akoma nuk kanë parë një evoluim të dukshëm të tyre edhe pse është ndjerë një ngritje minimaliste. Në ekonomi, prill-maj-qershor janë shumë mirë. Kujdes në korrik-gusht-shtator dhe përmirësohen përsëri pas eklipsit të tetorit. Në dashuri periudha e vetme që do kujdes është ajo e eklipsit të tetorit.

Gaforrja

 

Kanë pasiguri deri në mesin e marsit në lidhje me veten, me gjendjen emocionale dhe fizike. Kanë ankth, pasiguri por nga mesi i marsit do të zgjidhen. Nga marsi deri në maj një pjesë e mirë do të kenë periudhën më të mirë për ndryshimet në karrierë. Favorizohet shumë dashuria duke qenë se bashkimi i Neptunit me Uranin sjell dashuri të mëdha dhe jo kaq shumë të pritura. Në shëndet këtë periudhë dhe fundi i vitit do të jetë pak e vështirë.

Luani

 

Do kenë lehtësim të sitiatatve apo vështirësive të njerëzve që kanë pasur përqark. Në çfarëdolloj kooperimi e kanë shumë të lehtë të marrin atë që presin sidomos nga mesi i marsit deri në mesin e qershorit. Me Venusin e kundërt në fundin e verës dhe fillim vjeshte mos merrni vendime të mëdha për dashurinë: as lidhje as ndarje.

Virgjëresha

 

Në pjesën e parë do fokusohet tek vetja prej streseve të mbartura prej kohësh. Me Marsin tek binjakët në të drejtë dhe Mërkurin në të drejtë deri në 23 mars për cdo ndryshim që duan të bëjnë kjo periudhë ndihmon shumë. Nga fundi i marsit deri në fillim maji zgjidhen problematika që kanë lindur vjet. Në dashuri kanë verën dhe mbylkjne e vitit të bukur e do të ndihen të plotësuar. Kujdes me shëndetin në pjesën e parë nga viruset, lodhja dhe ankthi por dhe fillimi i vjeshtës.

Peshorja

 

Nga dita e enjte deri në mesin e marsit anë shanse shumë të mira për bashkëpunime të vogla. Pjesa më e mirë e kësaj peridhe janë çështje që i përkasin pronësive, letra, trashëgimi të pazgjidhura. Do u jeoen mundësi nga mesi i marsit deri në mesin e nëntorit ti zgjihin ato. Periudha më e mirë është pranëvera që u jep mundësi të merren me dashurinë. Kam bindjen që dhe bashkëshorti më mosbashkëpunues në periudhën e pranëverës do të sillet në mënyrën më të mirë të bashkëshortit të mirë. Edhe ata që do të kenë prurje të reja kanë një tendencë për tu sjellë si të tillë, për tu pozucionuar si të tillë. Ka një lloj serioziteti në këtë periudhë dhe do ta shijojnë pasi kanë kohë që nuk e kanë përjetuar një ndjesi të tillë, rreth 7 vite.

Akrepi

 

Rezultati në pjesën e parë, inicativa në pjesën e dytë. Dashuria ka verën shumë të mirë, por dhe periudhën e eklipsit në prill dhe tetor. Me shëndetin kujdes vetëm tani.

Shigjetarët

 

Me eprorët dhe prindërit si tani dhe në fund të vitit. Problematikat që kanë me prindërit ti zgjidhin në verë. Sa i takon shendetit Me Saturnin në kulmin e Horoskopit do të duhet të duhet të merren me çështje që i përkasin familjes. Me Venusin pak kujdes në fund te vitit. Janë shumë më mirë se 2022.

Bricjapi

 

Në pjesën e parë dhe gusht-shtator është shumë e rëndësishme karriera. Në shtator – tetor të jenë të vëmendshëm në çështjet e punës pasi do të ndodhin gjëra që do tua prishin terezinë. Pa Plutonin do të shijojnë realisht vetveten me buzëqeshjen vesh më vesh. Largimi i Saturnit dhe ardhja e Plutonit do të shtojë shumë lakmimë e fitemeve të shpejta dhe të forta. Do të jenë fitues ato që do të menaxhojnë lakminë pa probleme.

Peshqit

 

Larg çdo lloj abuzimi, me Saturnin tek vetja është shumë e vështrië që të shkëputen nga këto abuzime. Sa i përket anës së mirë, pjesës së Jupiterit që erdhi vjet mund ti ndihmojë që mos të humbasin optimizmin . Në çështjet e tjeraera do tu japë mundësi çfarë duhet për të ndryshuar. Larg abuzimeve për të gjithën nga marsi 2023-mars 2025.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...