LLOGARITË BANKARE: Basha, PS, Ermal Mamaqi etj…mes llogarive të publikuara nga hakerat

Lulëzim Basha është mes emrave në databazën e llogarive bankare të publikuara nga hakerat iranianë, ndonëse nuk dihet qartë nëse bëhet fjalë për ish-kryedemokratin shqiptar.

 

Grupi i hakerave “Homeland Justice” nxorrën sot 1000 llogari bankare me shuma të mëdha parash, emrat e poseduesve dhe adresat. Mes tyre janë individë, kompani private dhe shtetërore.

 

Newsbomb.al si edhe në rastet e tjera të publikimeve nga hakerat, ka vendosur të mos shpërndajë të dhëna sensitive të publikuara prej tyre.

 

Edhe llogaria bankare e Ermal Mamaqit është mes emrave, ashtu sikundër ajo e Partisë Socialiste të Shqipërisë. Në “Top 5” llogaritë me më shumë para, është ajo e kompanisë së ndërtimit “Arlis-Ndërtim SH.P.K”.

 

Edhe llogaria e këngëtarit Pirro Tchako është publikuar, së bashku me atë që besohet se i përket deputetes demokrate Liljana Elmazi.

 

Databaza e publikuar prej grupit të hakerave “Homeland Justice” përmban 1,000 llogari bankare, me emrin përkatës, numrin serial, shumën e depozituar, numrin e telefonit, adresën dhe degën e bankës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME