Vodhën rreth 530 mijë euro nga vilat në Tiranë ku nëna i punonte si sanitare, si justifikohej 23-vjeçari tek shokët për makinat luksoze

Një 49-vjeçare që punonte si sanitare dhe djali i saj kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohen për vjedhje.

 

Rozeta Dobi dhe Havier kishin ndërtuar një skenë të mirëfilltë dhe grabisnin vilat, ku 49-vjeçarja punonte si sanitare.

 

Personat në fjalë shfrytëzonin rastin kur pronarit ishin jashtë vendit për të vjedhur banesa dhe ato i bënin të dukej si grabitje, ndërsa në banesa futej përmes çelësit që kishte kopjuar.

 

Gruaja vidhte para dhe sende me vlerë, ndërsa djali e priste jashtë me makinë për ta larguar sa më parë nga vendi ku kryenin grabitjen.

 

Mirëpo shpesh shokët e 23-vjeçarit viheshin në mëdyshje për jetën që i riu bënte dhe për makimat e luksit që kishte. Havier Dobi në rrethin e tij miqësor shprehej se makinat i kishte marrë me qira, për të fshehur kështu aktivitetin kriminal.

 

Ka qenë ish-zyrtarja e Kryeministrisë Alda Klosi që denoncoi se në shtëpi i ishin vjedhur mijëra euro. Sanitarja dhe djali në shtëpinë e saj dyshohet se kanë vjedhur 120 mijë euro, ndërsa në total në banesën e autorëve janë gjetur rreth 530 mijë euro, nga të cilat 120 mijë euro ditën e djeshme, 402 mijë euro, dhe 8000 dollare sot si dhe tre makina që përdoreshin nga djali i saj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME