Orgesi i jep një premtim dashurie të fejuarës 10 vite më të madhe: Jam dhe do jem vetëm i yti

Orgesi ka ftuar në “Ka Një Mesazh Për Ty” gjysmën e tij të zemrës, Mirandën. Orgesi ndau gjatë rubrikës nga “E diela shqiptare” në Tv Klan historinë e tyre që ka nisur prej tre vitesh në një terminal tragetesh në Brindisi.

 

Pavarësisht dashurisë së madhe, Miranda ndjehet shpesh e pasigurt dhe xheloze për Orgesin për shkak të diferencës së tyre në moshë. Ai është 37 vjeç, ndërsa ajo 10 vite më e madhe dhe kjo është arsyeja pse Orgesi ka ardhur të sigurojë të dashurën e tij se do të jetë krah saj.

 

Miranda: Për shkak që kemi diferencë moshe unë shumë herë i kam kërkuar Orgesit që të mund ta marrë lirinë e tij mbrapsht dhe të mund të njohë një person tjetër që të ndihet i lumtur sepse unë kjo jam, këto vite kam, kjo është pamja ime, ky është formimi im dhe i them Orgesit që të mund të kthehet mbrapsht, por Orgesi nuk e ka pranuar për asnjë moment këtë gjë dhe ka vazhduar.

 

Ardit Gjebrea: Të dëgjojmë Orgesin?

 

Miranda: Po, me shumë kënaqësi. Orgesi për mua është tejet i çmuar dhe gjithashtu unë falenderoj edhe prindërit e Orgesit të cilët ma kanë bërë më të lehtë dhe më kanë pranuar.

 

Ardit Gjebrea: Po pse jo? Orges, po të dëgjojmë.

 

Orges: Dashuri, të përshëndes.

 

Miranda: Faleminderit.

 

Orges: Të dua shumë.

 

Miranda: Edhe unë ty.

 

Orges: Kam ardhur këtu për të të thënë sot që do jem gjithmonë me ty, do jem gjithmonë pranë teje dhe gjithë ato orë që ti mendon se unë i kam nuk kanë ekzistuar dhe nuk kanë për të ekzistuar kurrë se unë jam i joti dhe do jem vetëm i joti./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME