“E mbështolla me batanije e plastmas dhe e hodha në lumë”, si u gjet trupi i pajetë i foshnjes në Kir

Kanë qenë misionaret e kishës katolike ato që kanë njoftuar policinë se 32-vjeçarja Orjana Gremi kishte hedhur në lumin Kir foshnjen e saj të sapolindur.

 

Ajo kishte paralajmëruar se do e bënte këtë veprim ndaj të birit dhe në momentin që misionaret kanë vërë re se e reja nuk e kishte foshnjen me vete, kanë njoftuar policinë e këta të fundit kanë nisur kërkimet. Nëna e re u ka rrëfyer se e kishte mbështjellë me batanije e plastmas e më pas e kishte hedhur në lumë. Në vendin ku ajo i tregoi se e kishte hedhur, u gjet edhe trupi i pajetë i foshnjes.

 

Gremi ka rrëfyer se këtë akt të rëndë e mori pasi deklaroi se ishte e vetme dhe nuk kishte me çfarë ta rriste fëmijën, teksa mësohet se punonte në fasoneri. Qyteti i saj i lindjes është Fieri dhe prej disa kohësh banonte tek dajat në Shkodër. Babai i fëmijës nuk dihet ende se kush është pasi ajo e regjistroi foshnjen pa atësi në momentin që lindi. 32-vjeçarja u prangos me akuzën e vrasjes së djalit të saj të porsalindur.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Surprizon Balina Bodinaku: Olta Gixharin e shoh fituese të Big Brother VIP

Ish-opinionistja e “Big Brother VIP”, Balina Bodinaku, ishte sot...

Ky eshte bashkeshorti i Diola Dostit mjeku i i njohur Kosovar. Foto

Diola Dosti është nutricionistja e njohur shqiptare, që u...