Sot Ronaldo por dikur ish-lojtari shkodran, Zmijani tregon eksperiencën te Al Nassr: Isha një ndër lojtarët kryesorë

Al Nassr ka qenë prej ditësh kryefjalë e mediave botërore për shkak të kontratës së firmosur me futbollistin e njohur, Cristiano Ronaldo. Megjithatë, jo të gjithë janë në dijeni të faktit që dikur me këtë skuadër luante dhe një futbollist i njohur shqiptar.

 

Bëhet fjalë për ish futbollistin shkodran, Hysen Zmijani. Ish futbollisti ka luajtur për dy vite me Al-Nassr gjatë viteve ’90, kohë në të cilën ekipi arriti të fitonte dy kampionate. Zmijani dha një intervistë për Abc Live, ku ndau më tepër detaje për këtë eksperiencë.

 

Gjatë bisedës me gazetaren Sibora Bitri, ai rrëfeu se arsyeja e kësaj lëvizjeje ishte trajneri i tij që u largua nga Franca për në Arabinë Saudite. Më tej, Zmijani shpjegoi se dy vite më pas u largua nga ekipi arab për shkak se mori një ofertë nga Bundesliga.

 

“Unë kam luajtur dy vjet në Korsikë në Francë. Kisha trajnerin, i cili iku në Arabi dhe ai më tërhoqi. Ne s’e kemi njohur Arabinë shumë nga futbolli dhe ndoshta ajo ishte pikënisja. Trajneri më mori, bëra kontratë një vit dhe ishin të gatshëm të bëja dhe një vit tjetër.”, tha ai.

 

Megjithatë, për shkak të klimës, ai tregoi se janë përballur me disa peripeci. Siç tregoi ish futbollisti, ata stërviteshin vetëm në darkë për shkak të temperaturave të larta. Mes të tjerash, ai u ndal dhe te vendimi i Ronaldos, teksa tha se e ka bërë për shkak të egos.

 

“Është egoja e tij për të qenë më i pari në botë. Është më i paguari, një shembull për tu marrë për të gjithë gjeneratat. Në Evropë, ai e kishte të vështirë.”, shtoi Hyseni.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...