Bebi i parë i vitit 2023 lindi në orën 00:00, është një vajzë e shëndetshme me emrin Promisa

Ka ardhur në jetë fëmija e parë e vitit 2023, gjinia e të cilit është femër. Fëmija ka ardhur në jetë në spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë.

 

Fëmija ka ardhur në jetë në orën 00:00. Prindërit e kanë quajtur vajzën Promisa, ndërsa një minutë pas ndërrimit të viteve erdhi në jetë edhe një djalë i shëndetshëm. Bebi që lindi në maternitetin “Koço Gliozheni”, është quajtur Orjol. Postimi i plotë i Ogerta Manastirliut: Mirë se erdhët Promisa dhe Orjol.

 

Është vajzë fëmija i parë i vitit 2023, që lindi shëndosh e mirë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, me të trokitur ora 12:00. Një minutë pas ndërrimit të viteve erdhi në jetë edhe një djalë i shëndetshëm, bebi i parë që lindi në maternitetin “Koço Gliozheni”. Jetë të gjatë e paçi këmbën e mbarë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...