4 persona përfundojnë në spital nga fishekzjarret, 20 “tap” në alkool

Me nisjen e vitit 2023, që u prit me fishekzjarre janë shënuar dhe incidentet e para, ku disa persona kanë mbetur të plagosur.

 

Vec Tiranës edhe në Vlorë ka pasur disa të plagosur nga fishekzjarret, ku disa ndodhen në spital.

 

Katër raste të regjistruara me dëmtime nga fishekzjarret janë regjistruar në spitalin e Vlorës. Ndërsa janë regjistruar rreth 20 raste me konsum të tepërt të alkoolit.

 

“Situata paraqitet e qetë. Nuk kemi pasur raste të rënda. Ka pasur 2-3 dëmtime me fishekzjarre, por jo në gjendje të rëndë. Kemi pasur pacientë që kanë konsumuar shumë alkool. 2 orët e fundit ka pasur 20 raste. Parashikohen që orët në vijim të jenë më me fluks. Situata paraqitet e qetë dhe goxha e menaxhueshme në krahasim me vitet e tjera”, është shprehur mjekja Fabiola Spahiu.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME