E papritur! Gruaja, debaton pse i hoqën ndihmën ekonomike dhe vdes gjatë takimit me kryetaren e bashkisë Lushnje!

Vdes gjate takimit me kryetaren e bashkise Lushnje. Nje 58 vjecare nga fshati Çinar ka nderruar jete ne ambientet e bashkise Lushnje.

 

Shtetesja Shpresa Cani, ka shkuar ne zyrat e bashkise per te pyetur perse i eshte hequr ndihma ekonomike . Pasi eshte paraqitur ne zyren e informacionit ajo eshte drejtuar drejtorise se ndihmes sociale . Sipas burimeve, viktima ka debatuar ashper me punonjesit e kesaj zyre rreth faktit te heqjes se emrit nga lista e perkrahjes sociale dhe eshte nxjerre me force nga kjo zyre. Me pas 58 vjecarja ka kerkuar takim me kryetaren e bashkise Eriselda Sefa dhe eshte ngjitur ne katin e dyte per te takuar kryetaren.

 

Sapo ka kryer takimin ajo eshte ndier keq dhe eshte lajmeruar ambulanca e spitalit lushnje. Pas mberritjes se ambulances shtetesja Shpresa cani kishte nderruar jete ne vend. Nderkohe pas kesaj ngjarjeje policia e lushnjes ka referuar materialet ne prokurorin e rrethit per te hetuar shkaqet e vdekjes se 58 vjecares. Kjo ngjarje ka tronditur kryebashkiaken Eriselda Sefa, e cila ka kerkuar te therej nje pule e zeze ne ambientet e bashkise.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...