Zarfe të mbushura me para vendosen në mënyrë anonime në kutitë postare të njerëzve në…

Një i huaj bujar në Nottingham ka shpërndarë zarfe të mbushura me para në mënyrë anonime nëpër kutitë postare të njerëzve.

 

Zarfat i dërgoheshin familjeve në mënyrë të rastësishme në të gjithë lagjen e Clifton të premten, më 23 Dhjetor dhe sipër zarfit shkruhej “një akt i rastësishëm bujarie”. Çdo zarf përmbante 100 Pound.

 

Sarah Lynne pati fatin të merrte një zarf dhe infermierja tha se ishte e habitur nga akti i sjellshëm.

 

Ajo tha për Metro: “Ishte djali im që zbuloi i pari zarfin, ai erdhi me vrap drejt meje në fillim duke bërtitur “a është nga babagjyshi? “Më dha zarfin dhe unë u trondita të them të drejtën. Gjëra të tilla nuk më kanë ndodhur kurrë. Kushdo që e bën këtë është një hero i fshehtë dhe ka një zemër të mirë.

 

Një tjetër banor i Clifton, Peter Dennis, tha për Metro se gruaja e tij gjeti zarfin me para ndërsa ai ishte jashtë shtëpisë dhe se ky gjest kaq i sjellshëm e preku atë teksa po kalonte një kohë të vështirë.

 

Ky akt bujar duket se po bëhet disi një traditë në këtë zonë. Zarfa të dorëzuara në mënyrë anonime të mbushura me para janë shfaqur në postat e njerëzve edhe në vitin 2020,2021. /tvklan.al

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...