“Burri u fejua me një tjetër, por Zoti e…”, rrëfehet Vida Kunora: I kontrolloj mesazhet ndonjëherë

Këngëtarja e muzikës popullore të veriut, Vida Kunora, së fundmi ka rrëfyer histori të pathëna më parë te jetës së saj.

 

Pasi pranoi se nuk do të ndahej nga bashkëshorti edhe nëse ai do ta tradhëtonte, Vida rrëfeu në një intervistë në “Ora Neës” si nisi historia e saj e dashurisë me partnerin.

 

“Ne jemi njohur që të vegjël, por secili vazhdoi jetën e tij. Po e them këtu për herë të parë që burri im ishte fejuar me një tjetër, por gjërat nuk i ecën si e menduan dhe ata u ndanë.

 

Më pas u takuam pas shumë vitesh, sepse Zoti e solli te unë. Ai e pa që isha zbukuruar (qesh), dhe kështu nisëm historinë e dashurisë”, tregoi Vida.

 

Më tej këngëtarja rrëfeu edhe se i kontrollon mesazhet fshehurazi bashkëshortit, sepse ndonjëherë ata janë në distancë për shkak të punës së saj, dhe kjo e shtyn atë të jetë pak kontrolluese.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME